Shefi ekzekutiv i Ryanair, Michael O’Leary, mori një mirëseardhje të vrazhdë në Bruksel pasi u godit me tortë në fytyrë.

Incidenti ndodhi nga dy aktivistet protestuese mjedisore, ndërsa O’Leary po mbante një protestë jashtë Komisionit Evropian kundër grevave të përsëritura të kontrollorëve të trafikut ajror në BE që preknin linjën e tij ajrore irlandeze me kosto të ulët, më e madhja në Evropë për nga numri i pasagjerëve.

“Mirë se erdhe në Belgjikë,” tha një nga aktivistët ndërsa i hodhi tortën në fytyrën e tij, sipas videos së publikuar.

Shefi i Ryanair i tha me qetësi një asistenti që të hiqte xhaketën e tij të ndotur për ta pastruar, më pas ai u përpoq të qeshte me incidentin, duke u thënë gazetarëve:

“I dua ëmbëlsirat me krem, ato janë të preferuarat e mia”.

Ryanair postoi më vonë në X, i njohur më parë si Twitter, se O’Leary kishte marrë një “mirëseardhje të ngrohtë në Bruksel”.

“Pasagjerët janë aq të kënaqur me itineraret dhe peticionet tona, saqë po festojnë me tortë”, thuhej në të.

Protesta e aktivistëve erdhën pasi pilotët e Ryanair në Belgjikë njoftuan një grevë të re për 14 dhe 15 shtator për pagat dhe kushtet e punës. O’Leary tha se më shumë se 1.5 milion njerëz kishin nënshkruar peticionin e tij, i cili kërkon që fluturimet mbi Evropë të mbrohen më mirë nga sulmet e kontrollit të trafikut ajror.

Kjo gjë erdhi pas ndërprerjes së fluturimeve në fillim të kësaj vere për shkak të veprimit industrial në Francë, i cili e detyroi linjën ajrore të anulojë 900 udhëtime në qershor.