Dy vatra zjarri janë regjistruar sot në Elbasan dhe në fshatin Hajdaran. 

Sipas News24 zjarret u shfaqën mesditën e sotme në Ullishtat në Kodrat e Elbasanit, ku u dogjën rreth 8 dynym me shkurre dhe dhjetëra ullinj. Ndërsa në fshatin Hajdaran u dogjën gjithashtu sipërfaqe të mëdha me shkurre.

Megjithë ndërhyrjen e shpejtë të shërbimit zjarrfikës neutralizimi dhe vënia nën kontroll e flakëve qe mjaft e vështirë pasi mbizotërimi i erës së fortë shkaktoi përhapje të zjarrit me shpejtësi  në të gjitha drejtimet.