Ju e dini, ne gjithnjë mundohemi t’i vëmë re më të mirat e shenjës tënde të horoskopit, por kjo nuk do të thotë se nuk ke një “anë të errët”, e cila del në pah në situata të ndryshme, ndaj le t’u hedhim një sy tipareve toksike dhe negative të secilës shenjë.

Dashi

Është një shenjë xheloze, nevrike dhe shuumëë garuese. Nëse dikush e sfidon, Dashi thjesht nuk di të ndalet derisa egoja e tij/saj të përmbushet.

Demi

Është kokëfortë, s’pëlqen ndryshimet dhe qëndron në të njëjtin ritëm. Demin e gjen gjithnjë në zonën e vet të rehatisë. Domethënë, kur themi gjithnjë e kemi seriozisht.

Binjakët

Gati për sherr, nuk lodhen kurrë, impulsivë. Të jesh një person i palodhur është pozitive, por jo gjithmonë. Ti thjesht nuk e njeh fjalën “ndalo” dhe jo rrallëherë irriton njerëzit.

Gaforrja

Zgjohet me hënë, goxha posesive, mbron veten edhe kur e ka gabim. Jo Gaforre, s’mund ta mbrosh tani!

Luani

Më shumë dramatik se duhet, egocentrik, kontrollues. Luani ka të mirat e veta, s’ia mohojmë, por që i pëlqen pa fund vetja, kontrollon gjithçka ndodh vërdallë dhe bën drama, as këtë s’ia fshehim dot.

Virgjëresha

Jashtëzakonisht kritikuese, nervoze dhe ndonjëherë, irrituese. Virgjëresha, zakonisht, kritikon çdo gjë që sheh, panikoset shpejt dhe në shumë raste, këto irritojnë njerëzit.

Peshorja

Nuk e ndan dot mendjen, me raste tregohet person i cekët, i varur nga të tjerët. Peshorja thjesht nuk di ç’do, në shumë situata. E pyet se ku do hani darkë, kurrë s’e ka idenë. E pyet për vendime të rëndësishme? Sigurisht që s’zgjedh dot.

Akrepi

Merr hak, xheloz dhe rebel pa kauzë. Akrepi, nëse dikush i ka bërë keq, nuk i zë shpirti rehat derisa të hakmerret. Gjithashtu, është një shenjë super xheloze dhe rebelohet për çdo gjë.

Shigjetari

Nuk ka konsideratë për të tjerët, në shumë situata, e papërgjegjshme, kamuflon sjelljen e keqe me “sinqeritetin”. E ke parasysh një Shigjetar që të thotë: “Uaa, po ti ke qenë më e dobët/shëndoshë” dhe pastaj: “Pse u mërzite mi, se të vërtetën thashë”…po pra, e kuptove besojmë…

Bricjapi

Kokëfortë, nuk fal dhe bën çdo gjë me qëllim. Bricjapi është një shenjë shumë kokëfortë dhe nëse bën një gabim, thjesht nuk të fal dhe ta kujton deri në përjetësi.

Ujori

Shkëputet nga njerëzit, u bëson dogmave të veta, hapërdahet shpejt. Ujori e ka gjithnjë kokën mbi re dhe nëse i thua që e ka gabim, edhe nëse vërtet e ka gabim, thjesht nuk do ta marrë fare parasysh fjalën tënde.

Peshqit

Irracionalë, të ndjeshëm, arratisen nga përgjegjësitë. Me pak fjalë, me Peshqit s’e bën dot atë bisedën serioze, sepse zhduket dhe rikthehet kur atij muhabetit i ka ikur koha.