Kapiteneria e Portit Durrës ka ndaluar më datë 28 gusht hyrjen e anijes “Hanuman” në radën e Portit të Durrësit për shkak se ajo është identifikuar si pjesë e “shadow fleet” flotës hije ruse nga GUR (Inteligjenca Ushtarake e Ukrainës).
Tankeri me nr.IMO: 9295048 dhe me flamur të Sierra Leones ka transportuar më shumë se 30 mijë tonë produkte nafte ruse nga porti i Novorossiysk në drejtim të Turqisë referuar shërbimit ukrainas.
Tankeri “Hanuman”, i cili tentoi të futej në portin e Durrësit, akuzohet se ka transportuar naftë ruse në kundërshtim me regjimin e embargos së luftës së G7 dhe Bashkimit Europian dhe politikën e kufirit të çmimit, të njohur si “price cap”.
Të dhëna më të detajuara lidhur me aktivitetin e këtij tankeri gjeni në databazën zyrtare të GUR.
https://war-sanctions.gur.gov.ua/en/transport/shadow-fleet/1303





