Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, ka njoftuar se vijojnë përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor.

Pranë shkollave dhe kopshteve po rinovohet sinjalistika horizontale dhe vertikale, ndërsa kanë përfunduar dezinfektimet e ambienteve. Gjithashtu, janë kryer punime mirëmbajtjeje dhe riparime aty ku ka qenë e nevojshme, me synim krijimin e ambienteve më të sigurta dhe funksionale për fëmijët.

Postimi i plotë:

Gjithçka është gati për fillimin e vitit të ri shkollor!

Pranë shkollave dhe kopshteve po rinovohet sinjalistika horizontale dhe vertikale, duke përfshirë vijëzimet e kalimeve të këmbësorëve, si dhe elementët orientues dhe paralajmërues, për të garantuar një mjedis më të sigurt për fëmijët tanë.

Njëkohësisht, janë përfunduar dezinfektimet e ambienteve të shkollave dhe kopshteve, ndërsa janë kryer edhe punime mirëmbajtjeje dhe riparime aty ku është evidentuar nevoja, me qëllim krijimin e hapësirave sa më të përshtatshme, të sigurta dhe funksionale.

Çdo ndërhyrje ka në fokus një qëllim të përbashkët: më shumë siguri, më shumë kujdes dhe kushte më të mira për fëmijët tanë