Klubet e Abissnet Superiore mund të transferojnë futbollistë deri më 31 gusht, ora 23:59. Më pas lojtarët e vetëm që mund të afrohen janë ata të mbetur pa kontratë, para datës 1 shtator. Teuta ka afruar gjatë kësaj merkatoje lojtarë për të përforcuar të trija repartet. Këta janë lojtarët që janë larguar nga ekipi durrsak dhe ata që janë afruar deri tani:

AFRIME: Paul Bernardoni, Maikon Morales, Ilir Kukleci, Abdurraman Fangaj, Geraldo Bajrami, Sherif Kallaku, Esat Mala, Pedro Martelo, Nmesoma Umejiego

LARGIME: Gentian Selmani, Arlis Shala, Albi Doka, Blerim Kotobelli, Harallamb Qaqi, Emiljano Vila, Mansur Fofana, Aristidi Kolaj, Santiago Puzo, Runi Eva Uankeuai, Oliver Jurgens.