Kryeministri ka përkujtuar një prej tragjedive që ndryshoi përgjithmonë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sulmin ndaj kullave binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë.

“11 SHTATOR Kurrë mos harro”, shkruan Rama.

Mëngjesin e 11 shtatorit 2001, banorët e Nju Jorkut po bëheshin gati të nisnin ditën, kur një avion i rrëmbyer goditi qëllimisht njërën kullë të Qendrës Botërore të Tregtisë në orën 08:46.

Vetëm 17 minuta më vonë, një avion tjetër, po ashtu i rrëmbyer, u përplas me kullën e dytë. Dy ndërtesat 110-katëshe, rrokaqiejt më të lartë në Nju Jork- ut, u përfshinë nga flakët dhe rreth 3 mijë persona humbën jetën nga ajo tragjedi.