Pak para nisjes së seancës parlamentare ku pritet të miratohen ndryshimet në qeveri të propozuara nga Rama dhe të dekretuara nga presidenti Begaj dy ditë më parë, vjen reagimi i Gazment Bardhit.

Përmes një letre drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, Bardhi kërkon që deputetët të diskutojnë dhe të kenë në dispozicion nga 10 minuta për të diskutuar mbi shkarkimet dhe emërimet e reja në qeveri.

Po ashtu ai kërkon mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve

Letrën Bardhi e ka firmosur si kryetar i grupit parlamentar të PD-së, por kuvendi nuk e njeh të tillë pasi pranoi njoftimin e Lulzim Bashës një javë më parë, ku dërgoi në kuvend dokumentin e zgjedhjes së tij si kryetar grupi i PD-së.