Autori i një zjarri që dogji një sipërfaqe të konsiderueshme në Finiq është shpallur në kërkim nga policia mbrëmjen e sotme.
Mësohet se 36-vjeçari Mario Buzuka i vuri zjarrin tokës së tij, por ai u përhap duke përfshirë një sipërfaqe shumë të madhe dhe si pasojë u dogjën pjesërisht 3 banesa, dhe u rrezikuan disa të tjera
Shërbimet policore, zjarrfikësit, emergjencat civile dhe një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes po vijojnë intensivisht punën për shuarjen e zjarrit.





