Gazment Bardhi ka thirrur sërish deputetët që mbështesin Berishën dhe pjesën tjetër të grupit, në një mbledhje që do të zhvillohet ditën e mërkurë në orën 13:00 në Kryesinë e Kuvendit.
Kjo do të jetë mbledhja e dytë, pas takimit të parë që deputetët patën disa ditë më parë.
Në këtë mbledhje pritet që të jenë sërish 43 deputetët që morën pjesën edhe në takimin e parë. Gjithashtu prezent në mbledhje do të jetë edhe ish-kryeminsitri Sali Berisha.