EL.AS ka nisur kërkimet për gjetjen e autorëve të ekzekutimit mafioz të gjashtë personave me origjinë shqiptare në Lutsë.

Që në momentin e parë, personat e Sigurimit të Atikës kanë shkuar në vendngjarje, kanë krijuar një perimetër rreth zonës dhe kanë mbledhur të paktën 25 gëzhoja nga një pistoletë 9 mm.

Vlerësimet e para të Autoriteteve silleshin rreth dy versioneve: Një takim me vdekje ose një pritë.

Informacionet më të reja tregojnë se skenari më i mundshëm ka të bëjë me shlyerjen e llogarive për një rast të lidhur me drogën.

Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 18:00.

Mediet greke bëjnë me dije se është kërkuar bashkëpunimi i autoriteteve gjermane nëpërmjet Interpolit, pasi automjeti në të cilin udhëtonin viktimat ishte me targa gjermane dhe autoritetet greke kërkojnë që të zbardhet origjina e mjetit.