Nisma Thurje ka depozitar në SPAK një kallëzim për abuzimet me fondet e BE në Ministrisë e Bujqësisë. Në një deklaratë për mediat, Endri Shabani u shpreh se SPAK duhet të hetojë ish ministren e Bujqësisë, Frida Krifca dhe drejtuesin e AZHBR-së, por edhe zyrtarë te tjerë.
Shabani u shpreh se zyrtarët i akuzojnë për “shpërdorim detyre” dhe prova më kryesore është raporti i OLAF.
“Sot në mëngjes kemi depozituar në SPAK një kallëzim për abuzimet që është bërë me fondet e AZHBR, me fondet e IPARD-it, por edhe me fondet e ndihmës kombëtare.
Ne i kërkojmë SPAK që të hetojë ish ministren e bujqësisë, drejtuesit e AZHBR-së dhe zinxhirin vendimarrës që janë përgjegjës për atë vendim ku ne përjashtohemi nga fondet e BE.
Ne shpresojmë që kjo të jetë një vijë ndarëse. Një vijë e pakalueshme për ty arsye. E para, këtu jemi përpara një rasti ku po tradhtohet fermeri shqiptar”, tha Shabani.