Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fletën e votimit për zgjedhjet që do të mbahen në Kukës më 24 shtator. Po ashtu, KQZ ka miratuar edhe renditjen e kandidatëve, ku numrin një në fletën e votimit do e mbajë kandidati i PS, Albert Halilaj, ndërsa Emri Vata i koalicionit “Bashkë Fitojmë” do të ketë numrin dy.

Në fletën e votimit do vendoset emri i kandidatit si edhe logo e subjektit politik dhe koalicionit zgjedhor në rastin e Bashkë Fitojmë. Më 24 shtator qytetarët e Kukësit do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e ri, pas skandalit seksual të Safet Gjicit.