Pas mbledhje së deputetëve të opozitës në kryesinë e Kuvendit foli për mediat Sali Berisha. 

Ish-kryeministri në një prononcim të shkurtër foli për aksionin e nesërm opozitar në parlament. Berisha u shpreh se është e papranueshme sjellja e Ramës dhe mungesa e tij në seancat plenare.

Sali Berisha: “U diskutua e gjithë axhenda e nesërme e parlamentit, qëndrime që do mbajnë deputetët dhe zoti Bardhi do t’ju informojë më me hollësi. U diskutua gjërësisht për drejtimin absolutisht disfunksional, në kundërshtim me ligjin me kushtetutën me parlmentin, shkelmimin nga ana e instiutucioneve të vendit të të drejtave elementare të deputetëve për të informuar zgjedhësit e tyre. Braktisjen që i bën Edi Rama parlamentit. Për të gjitha këto deputetët e opozitës do të japin përgjigjet e merituara”, tha Berisha.

Berisha u pyet edhe për emërimin e Lulzim Bashës si raporter nga Këshilli i Europës, për vlerësimin e aseteve ruse pë rindërtimin e Ukrainës. Për të Basha ka eksperiencë me rusët dhe kjo punë i përshtatet.

Sali Berisha: “Por eksperiencë me rusët ka ai, kaq mund të them”, përfundoi Berisha.