Në përfundim të mbledhjes së dytë të grupit të deputetëve të PD, ku të pranishëm ishin edhe deputetët mbështetës së Gazment Bardhit, ky i fundit ka dhënë një deklaratë për mediat ku ka bërë të ditur atë ç’ka u diskutua.
Bardhi ka theksuar se se në këtë takim është diskutuar në lidhje me hartimin e një pakete të re ligjore dhe për punën që do të kenë komisionet parlamentare.
“Kemi marrë disa vendime të rëndësishme. Së pari vendosëm të propozojmë një paketë ligjore për të nisur punën për rritjen e pensioneve, masës së ndihmës ekonomike, minimumin jetik. Sa i takon llogaridhënies së qeverisë, do të ketë seanca dëgjimore në Komisione për çështje me interes për publikun. Një seancë dëgjimore do ketë për abuzimet e fondeve të BE për Bujqësinë. Parlamenti duhet që të njihet me raportin e zyrës anti-Korrupsion të BE që i është dorëzuar qeverisë dhe më pas Ministria e Bujqësisë duhet të raportojë në Komisionin përkatës.
Një tjetër çështje që duhët të raportohet ka të bëjë me sigurinë në objektet ushtarake, besoj se ju kujtohet rasti i mbjelljes së Kanabisit në një nga institucionet e sigurisë siç janë repartet ushtarake. Ministri i Mbrojtjes dhe zinxhiri i përgjegjësve duhet që të japë llogari para komisioneve. Kemi një 135ështje të mbetur pezul që ka të bëjë me mocionin me debat dhe kërkesa me interpelancë me Kryeministrit për inceneratorët është në pritje të caktimit”, tha ai.
Po ashtu Bardhi ka theksuar se janë unifikuar të gjitha qëndrimet për rëndin e ditës në seancën e radhës.