Më 30 shtator të këij viti, Justin dhe Hailey festuan përvjetorin e martesës.
23-vjeçarja u pa në New York teksa shoqëronte bashkëshortin e saj, i cili ishte i ftuar në “Saturday Night Live”.
Hailey tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me fustanin prej lëkure të gjatë dhe të ngushtë pas trupit.
Por, sytë shkuan menjëherë tek gishtat e modeles, pasi ajo ka bërë një tatuazh të ri dhe ia ka dedikuar këngëtarit.
Ajo shihet të ketë bërë vetëm një shkronjë “J”, duke e zëvendësuar unazën e martesës me këtë tatuazh.





