Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka ndarë sot (16 shtator), një urim për liderin historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, në ditën e tij të lindjes.

Në një reagim në Facebook, Balla teksa ka ndarë një foto me Nanon ka ndarë dhe urimin e tij, tek shkruan: “Gëzuar ditëlindjen udhëheqësit tonë historik Fatos Nano! Mirënjohje gjithmonë”

Ish-kryeministri Nano ka lindur më 16 shtator 1952, në Tiranë dhe sot mbush 71 vjeç.

Ndërkohë, prej ditësh ai po kalon një periudhë të vështirë në spital, për shkak të komplikacioneve shëndetësore në mushkëri, që kanë nisur që në periudhën e Covid-19.

Prej 29 gushtit, ai ndodhet i shtruar në një spital privat në kryeqytet, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.