15 persona të arrestuar gjatë operacionit kundër prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në Vlorë, janë lënë në arrest me burg.

Ndërkohë, Gjykata e Vlorës ka vendosur lehtësim të masës së sigurisë për pesë të tjerë. “Arrest shtëpie” u vendos për shtetasit Shkëlqim Bakaj, Fatmir Alikaj, Julian Shabani, Eriselda Zekaj, Nikola Selimaj.

Gjyqtari i çështjes Hektori Sinani ka pranuar kërkesën e prokurorit Anton Pali për masë sigurie “arrest me burg” për 13 persona.