Grupi parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur sot në selinë rozë ku kanë diskutuar për çështje të ndryshme, mes të cilëve pensionet e bujqve dhe problemet në Kadastër.

Mësohet se deputetët socialistë kanë ngritur shqetësime lidhur me pensionet e ulëta të bujqve, si edhe kthimin me vonesë të përgjigjeve nga Kadastra për qytetarët, ku janë kërkuar reflektim për situatën.

Ndërkohë gjatë mbledhjes nuk është diskutuar letra që Gazment Bardhi i ka dërguar kryeparlamentares Lindita Nikolla, për zgjedhjen e Avokatit të Popullit që kërkon mazhorancës dhe opozitës.