Kryeministri Edi Rama ka takuar ministrin e Jashtëm Britanik James Clevery nga New York, aty ku ndodhet në kuadër të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
“Me Ministrin e Jashtëm britanik, James Cleverly”, shkruan Rama, teksa ka shpërndarë edhe pamje nga takimi mes tyre.
Rama ishte i shoqëruar nga ministri i Jashtëm Igli Hasani si dhe ambasadori i Shqipërisë në OKB-së, Ferit Hoxha.
Shqipëria e mori për herë të parë Presidencën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në periudhën 1 qershor – 30 qershor 2022.