Zjarri në pallatin 10-katësh pranë zonës së ish-parkut të autobuzave.
Policia e kryeqytetit e ka referuar si aksidentale në prokurori ndonëse hetimet vijojnë ene për të zbardhur të plotë ngjarjen.
Burime nga blutë bëjnë me dije se në vijim po priten autorizime nga prokurori i çështjes për të vijuar me marrjen në pyetje edhe të personave të tjerë, përfshirë këtu pronarin e pallatit Tanush Mëhillaj.
Mësohet se policia akoma nuk ka në dorë akt-ekspertimin e analizës së llojit të materialit që është veshur fasada e jashtme e pallatit, e cila rezultoi fatale për përhapjen e zjarrit.
Ndërkohë, ekspertët e zjarrfikëses vijojnë punën për të zbuluar shkakun e zjarrit, derisa deri në daljen përfundimtare të ekspertizës duhen edhe disa ditë, megjithatë burime bëjnë me dije se vijohet me të njëjtin rezultat, shkak mbinxehja e kondicionerit.





