Kryeministri i vendit, Edi Rama i cili ndodhet në New York ka ndarë detaje nga takimi me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Rama bën me dije se në fokus të diskutimeve kanë qenë investimet në Shqipëri si dhe vizita e Presidentit të EBA, Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nayan në vendin tonë.
Rama: New York – Me Ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, mikun e çmuar Sheikh Abdullah Bin Zayed Bin Sultan Al Nahyan, folëm për finalizimin e paketës së investimeve në Shqipëri, si edhe për vizitën në Tiranë të Presidentit të EBA, Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nayan, e para e këtij niveli në vendin tonë.
Më herët, Rama u takua edhe me ministrin e Jashtëm britanik James Cleverly.
Kreu i qeverisë ndodhet në New York në kuadër të një takimi para nisjes së Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.