Pothuajse 1 në 3 të rritur në shoqëritë perëndimore jeton vetëm. Jetesa në vetmi është një model të jetuari shumë i dëmshëm për shëndetin mendor.
Sipas të dhënave të një studimi të “Frontiers in Psychiatry”, zbuloi se të jetuarit vetëm lidhet me një rrezik më të lartë të depresionit. Hulumtimet treguan se vetmia ndikon negativisht në shëndetin mendor dhe fizik, është një faktor rreziku për depresionin, rrit ndjeshmërinë ndaj dhimbjes dhe lidhet madje me vdekjen e parakohshme.
Ashtu si vetmia, edhe izolimi është një faktor rreziku për shëndetin fizik (sëmundjet karrdiovaskulare, goditjet në tru, diabeti, vdekja e parakohshme) dhe shëndetin mendor, veçanërisht depresioni.
123,859 persona morën pjesë në studim për të hetuar lidhjen e izolimit me depresionin.
Sipas të dhënave të jetuarit vetëm rrit rrezikun e depresionit më shumë për burrat sesa për gratë, për të moshuarit se sa për të rinjtë, për banorët në zonat rurale se sa urbane. Dhe në përgjithësi rrit rrezikun e zhvillimit të çregullimeve depresive me 42%.
Psikologët i shohin këto rezultate mjaft shqetësuese pasi kjo mënyrë e izoluar e të jetuarit po përhapet mjaft shpejt në vendet e zhvilluara, por jo vetëm.
Megjithatë zgjidhje mbetet përqëndrimi tek diçka, apo adoptimi i një kafshe.
Shumë e shohin këtë stil jetese të izoluar edhe si një lloj egoizmi në shkallë shumë të lartë tek individi. Sipas tyre njeriu i sotëm nuk do të marri shumë përgjegjësi dhe i druhet krijimit të familjes dhe rritjes së fëmijëve.
Por mospasja e përgjegjësive ndaj individëve të tjerë, në këtë rast familjarë, krijon një gjendje plogështie tek njeriu, e cila shoqërohet me ankth dhe frikë. Këto e bëjnë të pafuqishëm njeriun për të vepruar dhe e fusin në një hapësirë boshe të errët, nga e cila i duket e pamundur të dalë.
Kjo ndjesi nuk është evidente tek ata persona që nuk janë të izoluar apo kanë përgjegjësi ndaj familjarëve të tyre (fëmijëve, bashkëshortit/bashkëshortes, nënës/babait etj).