Mëngjesi vazhdon të mbetet një nga vaktet më të rëndësishme për shëndetin, por jo gjithmonë zgjedhjet që bëhen janë të duhura. Sipas këshillave të nutricionistëve, përqendrimi te proteinat në orët e para të ditës ndihmon në mbajtjen e energjisë dhe nivelit të sheqerit në gjak më të qëndrueshëm.

Një mëngjes i pasur me proteina ndikon jo vetëm te energjia, por edhe te humori gjatë ditës. Kjo shmang luhatjet e forta të urisë dhe ndihmon që organizmi të funksionojë më mirë që në fillim të ditës.

Nga ana tjetër, shumë persona vazhdojnë të konsumojnë ushqime të pasura me yndyrë shtazore, si sanduiçë me gjalpë, djathë dhe produkte mishi të përpunuar. Kjo mënyrë ushqyerjeje mund të krijojë probleme, sidomos kur konsumohet rregullisht dhe në sasi të mëdha.

Një dietë e tillë e rëndon pankreasin dhe rrit nivelin e kolesterolit dhe triglicerideve në gjak. Me kalimin e kohës, kjo lidhet me formimin e pllakave në enët e gjakut, duke rritur rrezikun për sëmundje të zemrës.

Ekspertët këshillojnë që mëngjesi të përfshijë më shumë burime të shëndetshme proteinash dhe të shmangen yndyrat e tepërta, në mënyrë që dita të nisë me energji dhe pa rrezikuar shëndetin në afatgjatë.