Trajneri Simone Inzaghi më në fund është bindur për t’i dhënë minutat që meriton mesfushorit Kristjan Asllani.
Hakan Çalhanoğlu është i dëmtuar dhe në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes kundër Real Sociedad, trajneri i Interit u pyet mbi mundësinë e aktivizimit të Asllanit titullar në Champions League.
“A do të luajë Asllani në vend të Çalhanoğlu, i cili është i dëmtuar? Sigurisht që po, kam besim tek Asllani. Është një lojtar i rëndësishëm. E mbajtëm në ekip duke refuzuar shumë oferta, pasi e kërkonin shumë skuadra në verë. Ne kemi besim tek ai dhe Asllani ka treguar se ka shumë potencial”, tha Inzaghi.
Inter do ta nisi sot aventurën në Champions League në transfertë kundër Sociedad, duke nisur nga ora 21:00.





