Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka deklaruar sot se nuk ka asnjë mundësi bashkëpunimi me Lulzim Bashën, pasi ky i fundit bashkëpunon me Edi Rama.
“Besoj se kriter për bashkëpunim brenda gjithë opozitës pa asnjë diskutim që këtë e ka secili në dorë dhe duke gjetur veten e tij në raport me Ramën”, tha Meta.
Sakaq, për ngritjen e komisionit për Reformën Zgjedhore, Meta tha se problemi kryesor është kapja e shtetit dhe institucioneve, dhe se opozita duhet të unifikojë propozimet në mënyrë që të sigurohen zgjedhje të lira.
“Këto propozime ne do t’i bëjmë në çdo tryezë që do jemi. Jemi të hapur për çdo përmirësim që e bën kodin zgjedhor më transparent. Problemi kryesor është kapja e shtetit dhe institucioneve, edhe atyre zgjedhore. Opozita duhet të unifikojë propozimet e saj, pas asnjë diskutim që prioritet duhet të jetë çkapja e shtetit”, tha ai.