Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve që pritet të mbahet këtë të mërkurë në orën 14.30, është ftuar për të qenë i pranishëm Gazment Bardhi. Kujtojmë që në seancën e fundit Parlamentare, Lindita Nikolla lexoi një njoftim ku thuhej se Kryetare e Grupit ishte Flutura Açka.
Por edhe pse është lexuar ky njoftim, Gazment Bardhi është thirrur në mbledhjen ku janë të pranishëm, Kryetarja e Kuvendit, Kryetarët e Grupeve Parlamentare dhe Kryetarët e Komisioneve Parlamentare.
Nëse Kuvendi do njihte Flutura Açkën si Kryetare e Grupit, atëherë Gazment Bardhi nuk do ishte thirrur në këtë mbledhje, pasi ai nuk ka asnjë funksion tjetër në Kuvendin e Shqipërisë, përveç se si deputet.
Në këtë mbledhje është thirrur edhe Flutura Acka, e cila njihet nga Basha si Kryetare e Grupit Parlamentar. Por prania e saj në ketë mbledhje lidhet me faktin se ajo është Kryetare e Komisionit Parlamentar të Medias.