Ka nisur me debate mbledhja në Këshillin e Sigurimit, që drejtohet nga kryeministri Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, delegacioni i Rusisë, i drejtuar nga Vasily Nebenzya, u shpreh i indinjuar nga prania e liderit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Në lidhje me këtë, kryeministri Edi Rama propozoi që ti jepet fund luftës në Ukrainë, në mënyrë që edhe Zelensky të mos mbajë fjalën e tij.

Pjesë nga debati:

Përfaqësuesi rus: U nxituat. Kemi dy pyetje. Mbi çbazë propozoni t’i jepni presidmnetin Zelenskyn fjalën përpara anëtarëve të Këshillit të Sigurimit. Pyetja e dytë, me bazë ftoni ju në takim ministrine Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, në takimin e sotëm në cilësinë e kryetarit të OSB-së.

Rama: Mora shënim komentet e bëra nga delegacioni rus dhe në përgjigje do doja të konfirmoja se të gjithë anëtarëve të këshillit u është dëguar lista e personave që do të flaisn në rendin e caktuar. Kjo çështje procedurore do duhej zgjidhur me teknikën para se të çelej debati.

Duke patur parasysh temën e debatit sot, ne besojmë se ftesa e Zelenskyt që të flasë është në përputhje me paragrafin 33. Dhënia e fjalës së Zelenskyn i japin mundësi anëtarëve t’u përgjigjen pyetjeve të tij.

Ai ka folur në 5  takimet i pari saherë ka qenë i shtuar. Ky s’është vendim i Presidencës shqiptare por si praktikë e gjatë e KS, në përputhje të plotë me rregulloren. Në lidhje me pyetjen e dytë kam vështirësi ta kuptoj sepse OSBE ka një kontribut të madh dhe gjendemi këtu falë kontributit të saj. Po përfaqësuesi i OSBE është shqiptar, por nëse do ishit i qartë se cili është problemi më thoni.

Përfaqësuesi rus: Ne nuk besojmë që argumentet që sollët janë bindëse. Do duhet të na sqaronit pse i dhanë prioritetin Zelenskyt.