Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Tiranë. Sipas burimeve paraprake, i plagosur ka mbetur një efektiv policie.

Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së Pediatrisë.

Efektivi i policisë është shtruar te spitali i Traumës, ku gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, raportohet se autori i plagosjes është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e tij.