Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka mbyllur hetimet për Inceneratorin e Tiranës. 10 të pandehur u dërguan për gjykim: M.T., K. D., D. Y., A.K., D.T., E. B., E.H., R.N., G.C., dhe M.L.

Prokuroria e Posaçme ka ngritur akuzat për “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” ndaj tyre.

Këta të pandehur i përkasin njërit prej fraksioneve të dosjes së inceneratorit të Tiranës, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme kanë nxjerrë në pah, sipas dosjes, abuzime që kapin vlerën e rreth 30 milionë eurove.

Të pandehurit janë hetuar në mungesë, pasi masat e sigurisë të vendosura në qershor 2024 nuk janë ekzekutuar nga policia, ndërsa çështja përbën një nga fraksionet e hetimit për inceneratorin e Tiranës, i cili vijon për pjesë të tjera të dosjes.