I njohur për qëndrimet e tij ndryshe, deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka shkuar këtë të enjte me bukë misri dhe me kos në sallën e Parlamentit.

Jashtë Parlamentit, Korreshi tha se mamaja e tij, e cila e ka pensionin 110 mijë Lekë të vjetra, 42 mijë Lekë të vjetra i përdor për ilaçe në muaj dhe pjesën tjetër për të blerë bukë misri dhe kos.

“30 ditë janë 63 mijë Lekë. Imagjinoni të gjithë pensionistët që marrin 110 mijë Lekë, aq merr mamaja ime, çfarë mund të bëjnë. Mund të hanë vetëm bukë misri dhe kos për 1 muaj. Do 42 mijë Lekë ilaçe, vajtën 105 mijë Lekë. Të tjerat janë vetëm për letër higjienike këto që ngelen. Ndaj këtë do ta çoj atje, po rri sot pa bukë tha mamaja ime, jepja qeverisë aman vetëm ata t’i kemi shëndoshë”, tha Saimir Korreshi.