Presidenti Bajram Begaj dhe zonja e parë Armanda Begaj, kanë takuar presidentin e Joe Biden dhe zonjën e parë, Jill Biden, gjatë vizitës së tyre në SHBA.

Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Begaj ka ndarë një foto me presidentin amerikan, ndërsa shkruan krahas saj: “Miq dhe partnerë të bashkuar nga një aleancë vlerash”.

Kujtojmë se Presidenti Bajram Begaj, ndodhet në SHBA në kuadër të Sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.