Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në rrjetet sociale për situatën e zjarreve në vend.
Vatra të shumta zjarri janë përhapur orët e fundit, në Fier dhe Vlorë.
Në Patos, flakët kanë përpirë sipërfaqe të mëdha toke, duke djegur ullinj dhe bimësi. Balla thotë se janë dërguar forca të shumta zjarrfikëse dhe të FNSH-së në këto zona.
Ndërkohë është arrestuar dhe një autor i dyshuar i njërës prej këtyre zjarreve.
Postimi:
Zjarret në vendPo ndjekim situatën në Bashkinë Patos, fshati Margëlliç, ku po luftohet me zjarrin, i cili ka marrë përmasa tepër të mëdha. Forcat zjarrëfikëse të Patosit, Roskovecit, Fierit, kompanisë Albpetrol po punojnë në disa drejtime për të mbrojtur zonat e banuara, ndërsa janë nisur forca edhe nga Lushnja, Vlora dhe Berati. Policia e Shtetit ka dërguar efektivë të shumtë të FNSH, ndërsa ka arrestuar autorin e dyshuar të kësaj zjarrvënie.