Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se dështoi skenari i Beogradit! Berisha ka bërë një reagim në rrjetet sociale mbi situatën e krijuar në Kosovë, ku u vra një polic nga disa sulmues serbë.
“Manastiri Banjskës dhe i gjithë territori në kontroll të plotë të policisë së Kosovës. Të dashur miq, në bilancin e fundit, Ministri i Brendeshem i Kosovës, Xhelal Svelça deklaron për tre terroristë të vrarë, dy të plagosur dhe 6 të arrsestuar, dhe vendosjen në kontroll të plotë të policisë të manastirit te Banjskës dhe të gjithë territorit.
Policia ka gjetur armatime të shumta dhe ka identifikuar edhe personat që gjendeshin brenda manastirit të Banjskës në Zveçan.
Banda terroriste kriminale përbehej nga pjesëtarë të serbëve të veriut, të organizatës terroriste “Mbrojtja civile,” si dhe të ardhur nga Serbia.
Një urim të përzemërt për Policinë e Kosovës, që me sakrifica, guxim, atdhetari dhe profesionalizëm të lartë neutralizoi grupin terrorist dhe dështoi skenarin më të rrezikshëm të Beogradit, që nga perfundimi i luftës për çlirimin e Kosovës gjer sot.
Dënoj gjithashtu dekleraten e serbomadhit Vuçiç, në të cilën ai faktoi se nuk është dorëjashtë në sulmin e grupit terrorist të organizuar dhe sponsorizuar nga Beogradi”, shprehet Berisha permes rrjeteve sociale.