Ministri i Jashtëm Igli Hasani ëshët nisur sot drejt Kosovës, ku do të marrë pjesë në homazhet, në nder të policit Afrim Binjaku, i vrarë një ditë më parë nga forcat serbe.

Homazhe për Afrim Bunjakun do të  mbahen edhe në Tiranë, ku janë parashikuar rreth orës 19:00.

Sakaq sot është shpallur ditë zie kombëtare në nder të Bunjakut, që u vra në krye të detyrës ditën e diel në Kosovë. Kujtojmë se Hasani në një postim në Facebook dënoi sulmin me armë zjarri ndaj policisë dhe shtetit të Kosovës.