Kandidati i PS, për Bashkinë e Kukësit, Albert Halilaj, pasi siguroi një fitore të thellë ndaj kandidatit demokrat në zgjedhjet e së dielës, ka dhënë një deklaratë per mediat, ku u ka premtuar qytetarëve që do t’i pwrkrahw për të gjitha problematikat që kanë pasur këto 30 vite dhe do që mund të pasojnë.
Halilaj theksoi se ai është djalë i Kukësit dhe i “di hallet e kuksianëve.”
“Ju premtoj që do të jem krah tyre për t’i mbështetur për të gjitha hallet, problematikat gjatë këtyre 30 viteve. Unë jam djalë i Kukësit, do t’i përfaqësoj nëpërmjet punës. Qytetarët e Kukësit treguan që kanë vlera, nuk patën asnjë incident. I falënderoj, të majtë e të djathtë, njerëzit pa parti. Kuksianët e dinë të vlerësojnë djalin e zonës, djalin që di hallet e tyre,” deklaroi ai para mediave.