Vijon puna e Policisë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Sepecialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë , arrestuan shtetasin Xh.Xh., 37 vjeç, banues në lagjen 24 Maj, Vlorë.
Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike, ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë shtetasi Xh.Xh., ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit e policisë së rendit gjatë ushtrimit të detyrës.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.





