Një 32-vjeçare, e cila përplasi për vdekje një person në Elbasan është dënuar me 4 vjet 8 muaj burgim.

Policia e Elbasanit ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë, për ndalimin e shtetases S. M., 32 vjeçe, banuese në Elbasan.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar këtë shtetase me 4 vjet e 8 muaj burgim (nga të cilat i kanë mbetur edhe 3 vjet e 3 muaj), pasi në vitin 2022, në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, me automjetin që drejtonte, ka përplasur një motomjet drejtuesi i të cilit ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.