Protestuesit janë përplasur me forcat e policisë jashtë ambienteve të Kuvendit.
Gjatë përplasjes është çarë gardhi metalik i vendosur nga policia për të garantuar perimetrin e sigurisë.
Gjatë përplasjes policia është kundërpërgjigjur duke hedhur spray.
Në zonë vijojnë të jenë të pranishme forca të shumta policie, ndërsa situata mbetet e tensionuar.





