Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në Elbasan. Sipas raportimeve, një person rreth 40 vjeç, rezulton i zhdukur.
Mësohet se ai është Rrapush Çeça. Denoncimin për zhdukjen e të riut e ka njoftuar vëllai i tij. Çeça ka humbur kontaktet me familjaret prej mëngjesit të sotëm.
40-vjeçari ka dalë nga banesa me automjetin e tij me targa AA 531 VS, dhe u ka thënë familjarëve se po shkonte të kryente disa ekzaminime.
Pas verifikimit nga ana e familjarëve, rezulton se ai nuk ka qenë në qendrën spitalore, pasi nga regjistrat e observimit ditën e sotme, nuk ekziston i regjistruar.
Prej orësh, familjaret kanë kërkuar për 40-vjeçarin, por nuk kanë mundur të gjejnë asnjë gjurmë të tij.
Kujtojmë se dy ditë më parë u zhduk një tjeter 40-vjeçar, këtë herë në Vlorë,





