Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka falënderuar policinë e Shtetit, policinë Durrës dhe forcat “Shqiponja” pas arrestimit të 37-vjeçarit Aldi Mustafa në Durrës, i cili u kap me një armë zjarri me silenciator, teksa ishte nisur për të kryer një vrasje (LEXO MË SHUMË).

Balla deklaron se policia parandaloi një ngjarje të rëndë kriminale dhe e cilëson Mustafën person me rrezikshmëri të lartë.

“Falënderoj nga zemra forcat e Policisë së Shtetit, Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, Njësinë e saj Operacionale Shqiponjat të cilët arritën të parandalonin një ngjarje të rëndë kriminale, duke arrestuar një person me rrezikshmëri të lartë të armatosur”, shkruan Balla.