Dy pikat kufitare të Kosovës që lidhen me Serbinë, Bërnjak dhe Jarinje, po qëndrojnë ende të mbyllura.

Këto dy pika të kalimit kufitar u mbyllën më 24 Shtator, ditën e sulmit ndaj Policisë së Kosovës nga një grup i armatosur serb.

Ndërkaq, pritjet në pikat e tjera kufitare për hyrje dhe dalje nga Kosova janë deri në 5 minuta.

Nuk ka ende një njoftim se kur do të rihapen dy pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë.