Kryerministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic në konferencën për shtyp me kryeministrin Rama nga Zagrebi, dënoi sulmin me armë në veri të Kosovës një javë më parë.
Ai u shpreh se këto sulme erdhën nga grupe të strukturuara dhe incidenti ishte shumë serioz. Sipas tij, BE-ja duhet të reagojë fort në mbështetje të institucioneve të Kosovës në mënyrë që incidente të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.
Kryeministri kroat gjithashtu u shpreh se Lajcak duhet të propozojë ndëshkime për Serbinë, ashtu siç propozoi sanskione për Kosovën disa muaj më parë.
Andrej Plenkovic: Kroacia e dënon me forcë vrasjen e pjesëtarit të policisë së Kosovës nga grupe të armatosura që dukej se ishin të strukturuara. Kjo ngjarje është një incident shumë serioz. Tregon se ka forca që duan të destabilizojnë situatën në hapësirën e Evropës Juglindore. Nuk mund të mos e shohim jashtë këtij konteksti. Reagimet e BE-së duhet të jetë të qarta dhe të forta dhe të përkrahin institucionet e Kosovës. Duhet të bëjnë përpjekjet maksimale që të parandalojmë incidente të tilla. Kjo tregon se komuniteti ndërkombëtar është i interesuar për paqe. Ajo çfarë i jeni referuar ju një numër i caktuar vendesh bëhet fjalë përmasa të cilat KE mund ti ndërmarrë për Serbinë, siç janë marrë masa ndaj Kosovës. Komisioni Eurpian ka marrë masa në dëm të Kosovës para disa muajsh. Këto masa janë ndërmarrë edhe pa aprovimin e disa vendeve të BE-së, por i propozoi Lajçak. Po tani pse ish-ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Lajçak pse nuk bën një propozim për të ndëshkuar Serbinë?