Ish-kryeministri Sali Berisha, një një prononcim për mediat, ka folur lidhur me arrestimin e Millan Radoiçiç në Serbi.

Ai tha se Vuçiç ishte i detyruar ta arrestonte për shkak të presionit të madh ndërkombëtar. Gjithashtu ai shtoi se Radoiçiç duhet të gjykohet nga drejtësia e Kosovës.

Kujtojmë se ish-nënkryetari i Listës Serbe është arrestuar pa sulmit terrorist në veri të Kosovës. Ai vetë pranoi se kishte qenë pjesë e grupit dhe ishte një nga organizatorët e sulmit.

“Presioni i madh ndërkombëtar ka detyruar Vuçiç të arrestojë terroristin që dërgoi në Banjskë.

Ky arrestim është një hap por duhet të gjykohet në Kosovë, aty ku ka kryer aktin terrorist”, tha Berisha.