Rrjeti televiz në SHBA C-SPAN ka pezulluar redaktorin politik, Steve Scully, pasi ai ka gënjyer për vjedhjen e llogarisë së tij në Twitter.

Sipas BBC, Steve Scully, ishte përgatitur për të moderuar debatin e radhës presidencial Biden-Trump, por është vërtetuar se merrte këshilla nga një ish-këshilltar i Trump.

Scully ka shkëmbyer disa replika me ish-këshilltarin e Trump, dhe kur u pyet lidhur me këtë gjë u shpreh se i kishin hakuar llogarinë në Twitter.

Pasi u vërtetua se nuk kishte pasur vjedhje të llogarisë personale, redaktori i C-SPAN u kërkoi falje kolegëve.

“Unë kërkoj faljen e tyre”, shkroi ai në një postim në mediat sociale. Tashmë pritet që të merret vendimi përfundimtar për Steve Scully dhe kush do jetë moderuesi i debatit të radhës.