Ambasada e SHBA-së në Shqipëri ka reaguar për raportin e fundit të ODIHR-it për zgjedhjet e 14 majit.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ambasada kërkon që qeveria, partitë dhe institucionet të zbatojnë rekomandimet e ODIHR-it.
Gjithashtu, SHBA mbështet një angazhim për të adresuar të gjitha rekomandimet e ODIHR për të siguruar një kuadër zgjedhor gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm.
“Ambasada e SHBA-së mirëpret raportin e fundit të ODIHR-it nga zgjedhjet komunale të 14 majit që përshkruan fushat e progresit të vazhdueshëm si dhe mangësitë.
Shtetet e Bashkuara i kërkojnë qeverisë, partive politike dhe institucioneve shtetërore të zbatojnë rekomandimet e ODIHR-it, të cilat përfshijnë keqpërdorimin e burimeve shtetërore në nivel qendror dhe lokal, akuza për blerje votash nga të gjitha anët, sigurimin e masave mbrojtëse për fshehtësinë e votimit dhe parandalimin e frikësimit të votuesve dhe presion mbi punonjësit e sektorit publik dhe votuesit.
Raporti theksoi gjithashtu nevojën për të siguruar zbatimin e duhur të ligjit për të drejtën e informimit, dekriminalizimin e shpifjes dhe mbështetjen e gazetarisë së pavarur.
Shtetet e Bashkuara mbështesin një angazhim për të adresuar të gjitha rekomandimet e ODIHR për të siguruar një kuadër zgjedhor gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm”, thuhet në reagimin në Twitter.