Vazhdojnë punimet në aksin Qukës-Qafë Plloçë.

Ky aks do shkurtojë distancën dhe kohën e udhëtimit drejt juglindjes së vendit si dhe rrit sigurinë rrugore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama ka njoftuar se punimet po vazhdojnë pa ndërprerje në lotin 3 të aksit Qukës-Qafë Plloçë, që kalon përmes bukurive të Mokrës.

“Mirëmëngjesi dhe nga puna e përditshme në lotin 3 të aksit Qukës – Qafë Plloçë, një segment panoramik që shkurton distancën Korçë -Tiranë, duke kaluar përmes bukurive të Mokrës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Ky projekt përmirëson parametrat e rrugëtimit dhe bën të mundur aksesimin e trafikut, që kalon ndërmjet Korridorit 8 nga aksi rrugor Tiranë-Elbasan me pjesën e Juglindjes, si dhe shkurtimin e distancave me pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, qytetin e Korçës dhe më tej.

Po ashtu, rruga lehtëson trafikun, ndikon në zhvillimin e bujqësisë së zonës rurale të Mokrës dhe fshatrave përreth, si dhe shkurton kohën për transportin e mallrave nga porti i Durrësit për në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.