Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, filloi procedimi penal ndaj 15 shtetas, pasi ditën e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë organizuar dhe protestuar në kundërshtim me masat anti-covid.
Gjithashtu në zbatim të Aktit Normativ, shërbimet e Policisë kanë proceduar me masat administrative përkatëse gjobë për 15 shtetasit.





