Gjyshi i fëmijës 3-vjeçar, i cili ndërroi jetë pasi kishte qenë te dentisti për disa ndërhyrje te dhëmbët e tij, ka treguar detaje nga ngjarja.

Në një prononcim për mediat, gjyshi i vogëlushit tha se djali përfundoi në koma për shkak të anestezisë.

“Mjekët u mblodhën të gjithë, bënë konsultë. Unë jua thashë se shkaktar i kësaj gjendje, ishte mjeku. Ai i hodhi narkozë të tepërt, se ata e thanë se po i hiqnin mbingarkesën. Ata po punonin kot. Ata e dinin që djali nuk kthehej në jetë, e mbajtën për të na qetësuar ne. E mbajtën 3 ditë. Të enjte në darkë e shtruam, të diel në darkë ndërroi jetë. I bëmë autopsinë. Nuk kemi folur me dentistet. Vetëm mjekët e spitalit ishin aty. Ne duam vetëm një gjë nga shteti, se e dimë që nuk kthehet djali; duam drejtësi. Ne bëmë kallëzim në polici. Nuk kemi marrë asnjë reagim nga Ministria e Shëndetësisë. Kemi dëgjuar për disa raste në atë spital. Ne kemi atë dhimbje dhe ai po punon atje. Ai ka në spital punonjës që po punon ende, operon nga zemra, bashkë me gruan, vajzën dhe dhëndrin. Kërkojmë drejtësi!”, tha gjyshi.

Prindërit thonë se djali ka rënë në gjendje kome pas anestezisë. Por priten rezultatet e ekspertizës mjeko ligjore të autopsisë, për të vërtetuar shkakun e ndarjes nga jeta të fëmijës 3 vjeçar të familjes Spahiu.