Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik në aksin Durrës-Tiranë, ku një autobus i linjës së Beratit është përmbysur anës rrugës, pranë QTU-së.

Si pasojë e aksidentit, kanë ndërruar jetë dy persona, ndërsa shtatë pasagjerë të tjerë janë transportuar te Trauma. Rrethanat e aksidentit nuk dihen ende, teksa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.